JOQ Albania
Home

Ky është byzylyku që do ju bëjë të pendoheni sa herë që e teproni me ushqimin e shpejtë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/06/2019 0:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Amazon është duke shitur një byzylyk të ‘dhimbshëm’ për të gjithë ata që duan ta mbajnë veten larg ushqimit të shpejtë.

Byzylyku quhet Pavlok dhe kushton 199 dollarë.

‘Pavlok’ u jep përdoruesve si ‘dënim’ goditjeje elektrike prej 350 voltësh sa herë që dalin jashtë linjave të caktuara me konsumimin e ushqimit të pashëndetshëm.

Gjithsesi, pajisja punon për një gamë të gjerë të zakoneve të këqija duke përfshirë pirjen e duhanit, gjumin dhe shpenzimin e kohës së tepërt në internet.

Përdoruesit duhet të administrojë goditjet vetë ose aplikacioni mund të shkarkohet nga të tjerët, që të komandojnë goditje elektrike manuale.

Disa zakone, veçanërisht ato që lidhen me gjumin, të tilla si të mos-zgjimi në kohën e duhur, mund të automatizohen nëpërmjet aplikacionit.