JOQ Albania
Home

Paralajmërimi i mjekëve: Njerëzit po e “hanë” ibuprofenin si karamelet, ja rreziqet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/06/2019 22:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë të rritur që përdorin ibuprofen dhe medikamente të tejra, të tjera të ashtuquajtura anti-inflamatore (NSAID) rezulton që e kalojnë masën.

Kjo bën që të rritet rreziku i pësimit të efekteve anësore serioze si gjakderdhje të brendshme dhe sulme në zemër, sugjeron një studim i ri.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer së fundmi nga Boston University.

Rreth 15 për qind e të rriturve që kanë përdorur ibuprofen (Motrin, Advil) ose anti-infalamatorë të tjerë si aspirina, naproxeni (Aleve), celekoksib (Celebrex), meloxikam (Mobic) dhe diclofenak (Voltaren) kanë tejkaluar dozën maksimale të rekomanduar ditore për këto barna.

Autori i studimit, Dr. David Kaufman, shprehet:

 NSAID janë ndër barnat më të përdorura në SHBA dhe në mbarë botën. Këto barna mund të kenë efekte anësore serioze, duke përfshirë gjakderdhje gastrointestinale dhe sulme në zemër dhe shpesh merren pa mbikëqyrje mjekësore, sepse shumë produkte janë të disponueshme kudo nëpër farmaci.”

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania