JOQ Albania
Home

‘’Në TV e tregon sikur ka mijëra njerëz’’/ Dalin mesazhet, ja si po kërcënohen njerëzit t’i shkojnë Ramës në mitingje
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 16/06/2019 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë publike disa mesazhe, në të cilat shkruhet se kryetari i Bashkisë në Maliq, Gëzim Topçiu, i cili kërkon mandatin e 6-të,  u kërkon pjesëmarrësve, kryesisht punonjës administrate, të sigurojnë nga katër vetë për familje në mitingun e Edi Ramës.

Siç bëhet e ditur këto mesazhe u janë nisur punonjësve të administratës në rrjetet sociale dhe nëse ata nuk shkojnë persona në këtë miting rrezikojnë vendin e punës.

Ndërsa disa minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania ka shkruar një qytetar, i cili thotë se shumica e karrigeve janë bosh.

Ai shkruan:

Në Maliq ku Rama në TV e tregon sikur ka mijëra njerëz, por karriget janë bosh.’’

Po ashtu ky qytetar ka nisur në redaksinë e JOQ Albania edhe disa foto që e tregojnë se në këtë miting pjesëmarrja nuk ka qenë e madhe.

Siç shikohet edhe në foto shumica e karrigeve janë bosh.