JOQ Albania
Home

Ndahet çifti i famshëm i telenovelave hispanike
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/06/2019 11:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej më shumë se një muaji po qarkullon lajmi se çifti i famshëm i telenovelave hispanike, William Levy dhe bashkëshortja e tij, Elizabeth Gutierrez, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Sipas mediave çifti i famshëm i ka dhënë fund martesës 6-vjeçare.

Thashethemet nisën pasi William dhe Elizabeth nuk janë parë më së bashku në evente profesionale apo festa familjare.

Aktori dhe modelja nuk kanë postuar më fotografi me njëri-tjetrin që nga festimi i ditëlindjes së William në prill.

Kjo ka ngritur alarmin se marrëdhënia e çiftit, që janë prindër të dy fëmijëve Christopher Alexander dhe Kailey Alexandra, ka marrë fund.