JOQ Albania
Home

”Mos ia kanë dhënë gjë grekut Dhërmiun këta dhe ne s’dimë gjë?’’/ Qytetari tregon skandalin që po ndodh
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/06/2019 19:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sezoni turistik në vendin tonë është çelur zyrtarisht. Në këto temperatura të nxehta, shumica e persona në vendin tonë janë drejtuar drejt bregdetit.

Midis këtyre vendeve renditet edhe Dhërmiu. Por, një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se çfarë po ndodhë në këtë vend.

Sipas asaj që shkruan ai policët nuk të lejojnë të hysh në Dhërmi nëse nuk ke një mjet identifikimi me vete.

Po ashtu ai tregon se ata persona që nuk kanë mjete identifikimi me vete pajisen me një fletë për të qarkulluar brenda Dhërmiut vetëm për 30 minuta dhe më pas duhet të dalin sepse në të kundërt gjobiten.

Më tej ai shkruan se kjo ndoshta po ndodh sepse kanë ardhur disa të huaj. Ndërsa në përfundim të mesazhit të tij, ai shkruan se mos ia kanë dhënë Dhërmiun grekut dhe nuk dimë gjë.

Në është apo e gabuar kjo gjë, komentet ju takojnë vetëm juve.

Mesazhi i plotë:

Po ndodh tani para hyrjes ne dhermi.  Polici shteti, polici tatimore polici bashkiake dhe se ceshte nje polici e huaj, ndofta Anglez, nuk lejojne te hyet ne Dhermi pq dokument identifikimi dhe pasi e ke nje te tille paisesh me kete flete per te qarkulluar brenda Dhermiut vetem per 30 minuta dhe pastaj duhet te dalesh prej andej Ne te kundert gjobitesh. Kjo po ndodh sepse paska ardhur nje Crocher me te huaj, Anglez me duket, dhe per te ruajtur qetesin. Ore mos ja kan dhen gje Grekut Dhermiun kta dhe ne zdim gje ?’’