JOQ Albania
Home

“Kush u dhunua më keq, siriani nga lufta apo djali im nga baruti i policisë në Lazarat?”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/06/2019 11:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Omran Daqneesh është djali i vogël sirian, fotoja e të cilit u bë virale, teksa i ulur brenda ambulancës ishte thuajse komplet i djegur nga sulmet në qytetin e Alepos.
Fotoja e tij teksa shfaqej i plagosur edhe me shikim të përhumbur u shpërnda në të gjithë botën asokohe.

 Omran Daqneesh

Fotoja e tij u publikua sot sërish nga JOQ Albania teksa tregohet transformimi i tij, i cili edhe pse mbeti jetim nga të dy prindërit e vrarë, sot jeton me një familje që e ka birësuar dhe kujdeset për të.

Nëse kjo foto e Omran nuk do të ishte postuar sot, me gjasë ju nuk do të lexonit as historinë gati tragjike që do të mësoni më poshtë, rast nga Lazarati.

Pasi ka parë lajmin e Omran, një nënë nga Lazarati kontakoi me JOQ Albania dhe mesazhi i parë ishte ky:

Përshëndetje JOQ! Keni hedhur atë foton e djalit sirian që është shkrumbuar nga lufta, ku ai është fotografuar pa u pastruar. Për ta krahasuar po ju dërgoj një foto të djalit tim se si e transformoi policia që (s)deshëm ne shqiptarët. Djali është 15 vjeç dhe fotoja është bërë pasi është pastruar nga djegia e barutit në shtëpinë tonë!”

 Marioldi nga Lazarati.

Nëna e djalit vijon më tej:

Policia që u fut ne Lazarat në 2014-ën pas shumë kontrolleve në banesën tonë që rezultuan jo të suksesshme për ta sepse nuk gjetën gjë, atë ditë plotësuan një procesverbal dhe lanë në oborr qeskën me barut që na e bërën djalin kështu. E çuam në spital ku edhe pse e morën vesh që kishte shpërthyer baruti i policevë nuk lajmëruan as polici as asgjë, a thua se ky fëmija nuk ishte shqiptar. Janë më kartelë dhe me data të gjitha në spitalin e Gjirokastrës.”

Por, si u dogj Marioldi nga Lazarati me barutin që la policia me datë 26 qershor të 2014-ës?

Nëna sqaron gjithë dinamikën e asaj dite:

Unë që po ju shkruaj jam mamaja e këtij çunit që quhet Mariold dhe jemi nga Lazarati. Në 2014-ën Policia erdhi në banesën time si në cdo banesë tjetër. Në banesën time kanë kontrolluar të paktën 17 herë, kontrolle të paktën me mbi 70 policë, por asnjëherë nuk kanë gjetur gjë sepse nuk jemi përfshirë kurrë me drogë. Dita që unë kam ikur në spital pasi më kishte kapur hernia diskale, në shpi kam lënë Marioldin, minoren, dhe disa punëtorë pak metra larg banesës të cilët po ndërtonin një mur. Kur kam ardhur, në mes të rrugës kam takuar gjitonët, kam parë djalin të mbuluar me një rrobdisham dhe ishte komplet i transformuar! Djali ulërinte dhe më tha “mami të lutem më fal!”. I kam thënë “shpirti i mamit mos u mërzit se do bëhet mirë” dhe nuk e di si s’më ka pëlcitur zemra në atë moment. E çova në spital dhe djali dridhej i gjithi dhe vtëm ulërinte.
Kur kemi vajtur te urgjenca në spital, mjeku na tha që ishte djegie baruti. Pas tre orësh kur u qetësua pak djali e kemi pyetur se ça ndodhi dhe thotë:
“Mami, porsa ike ti  në banesë erdhën përsëri policët edhe pse ishin në mëngjes.”
Unë i pata thënë që shpirti i mamit edhe po erdhi policia ti mos ki frikë se do kontrollojnë dhe do ikin siç kishte ndodhur, por kjo nuk qe e thënë për familjen time atë ditë se nuk ndodhi e nnjëjta gjë.
Djali vazhdoi të më tregonte:
“Sa ike ti ata erdhën prapë në banesë dhe kontrolluan, ishin shumë. U futën ca në garazh, ca u ulën në divan, ca vajtën në dhomë të gjumit, ca vajtën në banjë, ca te dhoma jonë, cat ë tjerë rrinin në avlli dhe kishte rreth e rrotull baçes të tjerë policë. Unë s’kisha ça bëja dhe u mbështeta te kangjellat po rrija. Pasi kontrolluan cep më cep, dalin ca nga mbrapa dhe më thonë ‘o çun ne kemi gjetur këtë pakon me hashash këtu në banesë tënde’. Unë i thashë që në banesë kanë ardhur dhe të tjerë dhe nuk kanë gjetur gjë, megjithatë unë nuk e di. Pastaj më tha një polic ‘mirë s’ka problem se për këtë do përgjigjet babi’.”
Pasi kishin kontrolluar më kishin pirë dhe amitat, kishin pirë dhe ujë, dolën dhe I kishin thënë djalit “do përgjigjet babi për këtë”.
Dhe kur dolën, thotë djali, kur dolën të rrugica njëri nga ata mbante një qeskë në dorë dhe këtë qeskën e kishte lënë mbi murin tonë.
“Pasi ikën ata unë e mora qesken, por mua m’u duk si qeskë me mbeturina, si ajo që lë babi kur ha bukën që ka ato letrat brenda. Mblodha edhe ca mbeturina tjera aty përpara, ca kashta, ca qese, i dogja dhe mora edhe këtë qesen që la polici. Pa e hapur e hodha në zjarr, pa e ditur se ç’kishte. Në momentin që e hodha ajo s’më ra fiks te zjarri dhe unë u ula aty afër që ta hidhja në zjarr. Kur u afrova ajo bëri një shpërthim që arriti deri te lisi. Mu bë një dritë e madhe te sytë dhe nuk pashë më. Pas disa minutash isha gjallë, vajta këmbadoraz në tualet të laja fytyrën se më digjte dhe kur kam parë veten në pasqyrë që isha transformuar kam bërtitur dhe pastaj nuk mbaj mend gjë tjetër, rashë përtokë”, kjo ishte ajo që më shpjegoi djali në spital.
Ai nuk e ka ditur se ç’kishin lënë policët në mur se po ta dinte nuk do e hidhte në zjarr, logjikë e thjeshtë.”

Por, zonja shpegon që nuk ka bërë denoncim pasi nuk ka më besim te drejtësia, pasi familjes së saj i janë bërë shumë padrejtësi, një histori që nuk mjafton një artikull për ta treguar.

Nëna e Marioldit tha:

Ky është djali dy muaj para djegies, ngjasojnë?!”

 Marioldi para djegies.

Në mbyllje ajo shtoi:

Prapë falendëroj Zotin që e kam të gjithë familjen gjallë se Policia e Shtetit piu gjak në familjen time. Betohem para Zotiti me jetën e fëmijëve që nuk jemi ngatërru kurrë as me hashash as me gjë të jashtëligjshme, kemi qenë në hallin tonë, porn a ranë në qafë, kemi vajt edhe në burg si familje nga represioni policor. Kujt ja kemi borxh? Ku ta gjejmë të drejtën? K’tu nuk është për të ndjenur, ndihemi të huaj në vendin tonë.
Djalin e madh ma kan qelluar me pistolet me tre plumba pa paralajmerim po deshi Zoti esht gjall dhe e kan denuar me burg perjet pa asnj provë.
Djali tjeter me 35 vite pa asnje prov pa dal nga pragu deres ,nuk e lan te bente as mbremjen e matures i ka mbet kostumi ne shpi.
Djali tjeter ndenji dy dit ne burg kot per qejf te se di kujt, bëhet fjalë për Marioldin 15 vjeç. Dhe buri gjithashtu në burg 3 vjet. Se di te gjithë si të ne ishim kriminelë, por un shyqyr Zotit kam qene shume mir nga ekonomia sepse e kam filluar tregtinë qe 18-vjeçe që ne 1992-in kasha lokalin e parë në Gjirokastër në rrugën nacionale, fëmijëve nuk u ka munguar gjë. Porn a ra shteti në qafë dhe na bëri jetën ferr.”

K.H për JOQ ALBANIA