JOQ Albania
Home

Pas luftës së gjatë me kancerin, humb jetën aktorja e dashur për shqiptarët
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/06/2019 7:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edith Gonzales mund të cilësohet pa frikë si një prej aktoreve të serialeve televizive më të dashura për shqiptarët.

Me të jemi njohur shumë vite më parë, teksa interpretonte rolin e Salomesë, në telenovelën me të njëjtën emër.

Ajo ka ndërruar jetë në mënyrë të trishtë, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Edhe pse gjatë periudhës së sëmundjes u përpoq që të përçonte mesazhe optimizmi, nuk arriti dot që ta mposhte.

3 vjet më parë ajo u diagnostikua me sëmundjen e rëndë të kancerit në vezore dhe ditën e djeshme e ka humbur betejën, në moshën 54-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar mikesha e saj, aktorja Leticia Calderon, në një status në Twitter ku shkruante:

Edith, do të na marrë malli për ty. Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo që po ndjen nëna jote në këto momente”.

Burimi: Fanpage |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania