JOQ Albania
Home

Ky është Viktori, i riu që u ekzekutua për një vend parkimi në Laç
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2019 7:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të fundit të ditës së martë në qytetin e Laçit.

Viktor Shkoreti, 22 vjeç, ka humbur jetën pasi është konfliktuar me disa persona për një vend parkimi.

22 vjeçari raportohet se ka nisur të debatojë me disa bashkëmoshatarë të tij pranë banesës, në afërsi të Gjykatës së Laçit, aty ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ai ka humbur jetën në vend, ndërsa të tronditur kanë qenë vizitorët e shumtë, të cilët i janë drejtuar kishës së Shën Ndout në Laç, ku mbahej pelegrinazhi i përvitshëm.