JOQ Albania
Home

Zëri i Amerikës: Meta nisi konsultimet për datën e re të zgjedhjeve, mbetet e paqartë pse po nxiton
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/06/2019 0:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Ilir Meta ka nisur konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, pas dekretit të firmosur dy ditë më parë për anullimin e 30 qershorit.

Procesi që Kreu i Shtetit hapi, pason reagimin e shumicës e cila nuk e njeh si të vlefshëm aktin e tij dhe këmbëngul për mbajtjen e zgjedhjeve në datën e paracaktuar.

Presidenti Ilir Meta bëri një tjetër lëvizjes të papritur, ndërsa vendosi të hapë me shpejtësi procesin e konsultimeve për të caktuar një datë të re për zgjedhjet vendore.

Një ditë më parë, ai ftoi partitë politike që të shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore që u kam ofruar për gjetjen një zgjidhjeje urgjente për krizën, përfshirë dakordësimin e një date të re për pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhjet vendore.

Mbetet e paqartë pse presidenti po nxiton për datën, ndërkohë që mes palëve as që ka shenja për dialog e jo më të dakortësohen për datën e zgjedhjeve, të cilën ai vetë e ka parë si pjesë integrale të një marrëveshje të mundshme.

Socialistët po vijojnë aktivitetet duke patur si kalendar 30 Qershorin, sikundër dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili e konsideroi dekretin e kreut të Shtetit si një akt administrative abolutisht të pavlefshëm.