JOQ Albania
Home

Lajmi i fundit/ Ekzekutohet në Laç me breshëri kallashnikovi 24- vjeçari
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/06/2019 0:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Laçit. Nga sa raportohet paraprakisht, ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Laçit për një vend parkimi.

Disa persona kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, viktima, i moshës 24 vjeçare.

Mes tyre ka nisur një sherr, janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe njëri nga të përfshirët në ngjarje ka nxjerrë armën automatike duke qëlluar me breshëri ndaj tij.

Mësohet se viktima është Viktor Shkorreti, me origjinë nga Mirdita dhe i ardhur me familjen prej vitesh në qytetin e Laçit.

E sinjalizuar për vrasjen, policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është personi që mbeti viktimë, autorët e dyshuar si dhe dinamikën e ngjarjes.