JOQ Albania
Home

Hipi në tarracën e ndërtesës së lartë për foton perfekte, rrëzohet për vdekje 15-vjeçarja
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 23:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshente është rrëzuar për vdekje nga një ndërtesë e lartë duke u munduar të bënte një foto.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Moskës në Rusi ndërsa raportohet se 15-vjeçarja Ekaterina Chernova ka humbur ekuilibrin.

Adoleshentja u rrëzua nga kati i nëntë, 27 metra lartësi, dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Vajza 15-vjeçare është vajza e gjashtë në Rusi që është vrarë ose plagosur rëndë duke u munduar të bënin foto me celular gjatë dy muajve të fundit.

Nxënësja, e fotografuar së fundmi pas diplomimit nga klasa e nëntë në shkollën e saj në qytetin Selyatino, i pëlqente fotot e muzgut dhe i kërkoi një shoku që ta fotografonte në çatinë e bllokut rezidencial.

Chernova dhe dy shokë u ngjitën në çati për të shkrepur foton perfekte, por u afruan shumë pranë skajit të tarracës.

Një shoqja e saj shtoi gjithashtu se vajza u përpoq që të bënte edhe një selfie me muzgun në sfond përpara se të rrëzohej.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania