JOQ Albania
Home

Maskat sulmojnë banesën në Laç, plagosin familjarët
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12/06/2019 23:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku dy persona të maskuar kanë shkuar në një familje për të vjedhur dhe pasi janë pikasur nga familjarët kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.

Një nga anëtarët e familjes ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës së ushtruar nga autorët.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se dy persona të paidentifikuar kanë shkuar në banesën e shtetasit Hajdar Lika, në lagjen nr.5 Sanxhak, Laç, Kurbin për të vjedhur.

Pasi janë konfliktuar me pjestarët e familjes, grabitësit kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin Sinan Lika, djali i kryefamiljarit, 29 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme.