JOQ Albania
Home

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Gudulisja mund të jetë e dëmshme për fëmijët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 23:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të merrni kënaqësi të madhe kur gudulisni fëmijët dhe ata qeshin pa fund, por sipas disa shkencëtarëve kjo mund të mos jetë dhe aq e mirë për të vegjlit.

Sipas tyre, gudulisja shoqërohet edhe me disa anë negative.

Një lojë do të ishte një ide më e mirë për argëtim sesa gudulisja për këto arsye:

Nëse fëmija po qesh, nuk do të thotë se është i lumtur

Fëmijët, sidomos ata të ndjeshmit, nuk mund të ndalojnë së qeshuri kur dikush i gudulis, edhe nëse ata e urrejnë këtë gjë. E qeshura i bën prindërit të mendojnë se fëmijët mund të jenë duke u kënaqur por nuk është e thënë.

Në një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë, gudulisja krijon vetëm një iluzion të jashtëm që një person qesh.

Gudulisja është një mënyrë për të vendosur dominimin

Një person që guduliset e humbet vetëkontrollin. Përpjekjet për rivendosjen e kontrollit mund të jenë poshtëruese për fëmijën dhe mund të lënë kujtime të pakëndshme për të.

Sipas Dr. Richard Alexander, Profesor i Biologjisë Evolucioniste në Universitetin e Michiganit, gudulisja mund të jetë shumë mirë një formë mbizotërimi dhe qeshja që vijon është një mënyrë për të treguar nënshtrimin.

Fëmija nuk mundet t’ju thotë “Ndal!”

Gudulisja mund të shkaktojë përzierje të qeshurash të pakontrollueshme që janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund të arrijë një pikë ku personi i gudulisur, nuk mund të thotë “Stop” dhe kjo çon në një situatë të vështirë.