JOQ Albania
Home

Bill Clinton e përmendi në fjalimin e mbajtur në Kosovë, kamarieri rrëfen detajet e takimit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12/06/2019 22:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Bill Clinton në fjalimin e tij në 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s veçoi një kamarier kosovar i cili i kishte mbetur në kujtesë.

Bëhet fjalë për Arben Hysenaj, i cili i ishte ulur në gjunjë për ta falënderuar ish-presidentin amerikan.

Në një rrëfim për Insajder, Hysenaj tregoi detajet e atij takimi me Clinton ku ai punonte si kamarier në njërin nga restorantet më të njohura në New York.

Rrëfimi i Arben Hysenaj:

Ishte një takim shumë spontan dhe shumë interesant. Unë isha duke punuar kamerier në njërin nga restorantet shumë të njohura në Neë York, i cili ka pronarë dy shqiptarë. Aty erdhi presidenti dhe pata një ndjenjë të veçantë, në ato momente kur e takova më erdhi një ide që ta falënderoj në emër timin dhe në emër të të gjithë kosovarëve për ndihmën që ai i ka bërë Kosovës”.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 17 shkurt të 2017-së, pikërisht në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.