JOQ Albania
Home

Iu gjetën në makinë 1 kg e gjysmë drogë e fortë në 2011-ën, 33-vjeçares shqiptare i vihen prangat
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 19:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 33-vjeçare shqiptare me iniciale T.E është arrestuar në Francavilla al Mare në Itali. Mësohet se shqiptarja ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike, në bashkëpunim me bashkëshortin e saj.

Ajo u ndalua për një kontroll rutinë nga policia rrugore dhe nuk bëri rezistencë ndaj karabinierëve. Më pas ajo u transferua në burgun Maddona del Freddo në Chieti.

Foto ilustruese

Shqiptarja ishte zhvendosur në Francavilla al Mare pas arrestimit të bashkëshortit të saj në 2011-ën. Asokohe, të dy u ndaluan në Torino nga policia, e cila gjeti në makinën me të cilën ata po udhëtonin, një kile e gjysmë drogë, të llojit heroinë dhe metanfetaminë. Burri u dërgua menjëherë në burg, ndërsa gruaja u hetua në gjendje të lirë.

Më pas në 2014-ën gjykata deklaroi se shqiptarja kishte thyer arrestin, për këtë arsye nisi edhe kërkimi i saj. Dyshimet e policisë u shtuan pas kontrollit të pasaportave të fëmijëve të saj, të cilët ndryshonin nga ajo e shqiptares. Kjo e fundit kishte deklaruar se kishte udhëtuar me fëmijët. Menjëherë karabinierët evdentuan se ndaj saj kishte urdhër arresti dhe i vendosën prangat.

Burimi: Abruzzolive|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania