JOQ Albania
Home

Akuzat ndaj Saida Dollanit, grupi i Emiljano Shullazit ankesë KPK-së dhe ONM-së
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të premten ishte seanca e radhës ndaj grupit të Emiljano Shullazit, e cila u shty sërish.

Gjatë seancës, njëri nga të akuzuarit, Gilmando Dani, i tha në sy gjyqtares Saida Dollani, se dikur ka mbrojtur kushuririn e saj trafikant.

Kjo ka qenë edhe një nga arsyet, se përse grupi ka kërkuar ndërrimin e gjyqtarit të çështjes.

Ndërkohë së fundmi grupi i Shullazit i ka paraqitur një ankesë ONM-së dhe KPK-së për gjyqtaren Dollani.

Gjithashtu ankimimi i është drejtuar edhe KLGJ-së. Ata pretendojnë se Dollani ka kryer shkelje ligjore dhe për këtë arsye duhet të hetohet.

Ankuesit janë

KERKUES : Emiljano Shullazi, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.

Gilmando Dani, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.

Endrit Zela, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.

Blerim Shullazi, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.

Sipas tyre gjyqtarja ka shfrytëzuar autoritetin e saj si kryetare e Apelit për Krimet e Rënda dhe ka shkelur ligjet për procedurat e krijimit të trupës gjykuese.

Në ankesë ata shprehen se kanë humbur besimin tek Dollani, se do të tregohet e paanshme në gjykimin ndaj tyre.