JOQ Albania
Home

Kishin prenotuar hotelin në Dhërmi/ Çiftit i ndodh e papritura, pronari i përcjell me shpjegimin absurd
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jugu i Shqipërisë është një nga destinacionet më të mrekullueshme për të kaluar pushimet. Natyra e larmishme me plazhe fantastikë, janë si magnet për këdo që është i apasionuar pas detit.

Por të gjithë lezetin jugut ia prish cilësia e ulët e shërbimeve, për të cilat pushuesit ankohen shpesh. Ndërkohë një qytetareje i ka ndodhur diçka e papritur. Ajo kishte prenotuar në një hotel në Dhërmi, ndërsa kishte telefonuar sërish për konfirmim.

Kur shkon në destinacion, ajo përballet me një surprizë të pakëndshme. Pronari i hoteli i thotë se nuk kanë folur bashkë. Më pas ajo i tregon thirrjet e regjistruara në telefon. Në këtë moment pronari i hotelit i thotë se dhomat ishin zënë, pasi kishte shumë kërkesa.

Denoncuesja thotë se nuk kërkon që t’i prishë biznesin askujt, por nuk mund të lësh një familje me fëmijë të vogël pa një vend për të fjetur. Ndër të tjera ajo shton se pronari nuk pati as minimumin e cipës për të kërkuar ndjesë, apo të gjente një zgjidhje tjetër.

Denoncimi për JOQ Albania

Pershendetje. Doja te denoncoja nje situate absurde te jugut tone(dhermi). Prenotova telefonikisht te marten ne dt 5 per diten e shtune. Kontaktova perseri per konfrimim dhe pergjigjia ishte:"po po pa problem fare". Vij ne dhermi dhe pronari hotelit thot skam dhoma,skemi fol bashke. Pasi i tregova telefonin thot eeeee po u zune se erdhi vera kishte shume kerkesa,me vjen keq se qeke dhe me femije. Arsyeja per te cilen kerkoj qe ta publikoni nuk eshte te prish biznesin e askujt sepse dihet qe do jugu jone do vazhdoje te kete te njejten pune te cmendur qe ka vite qe e kane pavaresisht cmimeve skandaloze apo sherbimit. Ama duhet te kene pak frike pasi nuk mund te lesh nje familje me nje femije te vogel pa nje vend per te fjetur ne ora 6.te.mbasditet dhe mos te kesh as minimumi e cipes apo dinjitetit qe te kerkosh ndjese por edhe nje zgjidhe ne te njejtat kushte. Ne gjetem 1 dhome tjeter aty na e ofroi dikush qe degjoi biseden me pronarin e shtepise dhe normalisht qe rriti cmimin.