JOQ Albania
Home

Maldini dhe Boban po rikthejnë Milanin e madh, zbulohet plani i merkatos
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2019 15:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani i sezonit të ri nis nga dyshja drejtuese, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

Madje ky i fundit braktisi postin e rëndësishëm në FIFA për t’iu bashkuar kuqezinjve me të cilët ka një karrierë të lavdishme si futbollist.

Dyshja e famshme, ka nisur punën për ta përforcuar ekipin dhe sipas mediave italiane, ata i kanë ndarë edhe detyrat.

Maldini ka marrë përsipër të për të përforcuar repartin e mbrojtjes, aty edhe ku ka shëlqyer vetë si futbollist, ndërsa nga ana tjetër, Boban do merret me mesfushorët.

Kroati mendon se Milani ka nevojë për një lider në mesin e fushës.

Ndaj nuk përjashtohet një sakrificë ekonomike për të sjellë te kuqezinjtë një emër të madh, rreth të cilit do ndërtohet edhe boshti i ekipit për sezonin e ri.

Burimi: Calciomercato| Përshtati: JOQ Albania