JOQ Albania
Home

Gjëja më e bukur pasi la Shtëpinë e Bardhë, Clinton tregon momentin prekës me kamarierin shqiptar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ndodhet në Kosovë, si i ftuar nderi për 20-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s, që i dhanë fund spastrimit etnik.

Gjatë fjalës së tij Clinton tregoi edhe një episod të veçantë me një kamarier shqiptar në Amerikë.

Ish-presidenti amerikan tha se kamarieri i ishte ulur në gjunjë, për ta falenderuar për atë që kishte bërë për Kosovën.

Clinton tha:

Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme.

Ish-presidenti amerikan dha dhe një mesazh të fortë për politikën shqiptare në tërësi. Clinton tha se të rinjtë duhet të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

Clinton shtoi:

 Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët, ne kemi nevojë për juve. Por të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojë të ardhmen e tyre këtu në Kosovë.