JOQ Albania
Home

Ishte mbledhur me ‘çunat’ për festën e beqarisë, burri ia heq me dhëmbë kokën një pëllumbi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë raportohet t’i ketë hequr kokën me dhembë një pëllumbi jashtë një ‘pub-i’ në Devon.

Incidenti ka ndodhur jashtë biznesit të quajtur ‘The Jolie Brise’ në Teignmouth ndërsa thuhet se burri në fjalë përdori dhëmbët për t’ia hequr kokën nga trupi shpendit të gjorë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai gjithashtu e mbajti kokën e tij si një suvenir.

Me shumë siguri ai e bëri veprimin e frikshëm për të impresionuar miqtë e tij, por në fakt përfundoi duke i tmerruar njerëzit e pranishëm.

Një dëshmitar tregoi:

Ishte e shpifur. Njerëzit që ishit tek The Jolie Brise dëgjuan se një burrë i hoqi kokën me dhembë një pëllumbi..Stafi më pas e pastroi vendin."

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania