JOQ Albania
Home

4 milionë £ fitime në vit, 60 vite burg bandës shqiptare në Angli
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/06/2019 9:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me 60 vite burg në total janë dënuar anëtarët e një bande shqiptare në Britaninë e Madhe.

Të rinjtë shqiptarë, duke krijuar një lloj call centeri, bënin shpërndarjen e kokainës, nga e cila fitonin 4 milion paund në vit.

10 të rinjtë shqiptarë kishin krijuar një rrjet të sofistikuar të shpërndarjes së miellit të bardhë dhe tregoheshin tepër të kujdesshëm për të mos u diktuar nga autoritetet.

Ky call center i krijuar nga shqiptarët merrte mbi 1500 telefonata në javë dhe kryente me qindra porosi.

Gjykatësi e quajti shqiptarin Ervis Dervishi, 21 vjeç, si “toger dhe dora e sigurt”.

Dervishi organizoi shtëpinë, sigurimin e makinave dhe detaje të tjera administrative për të kryer operacionin.

Gjykata dëgjoi se Dervishi ishte ndaluar të qëndronte në Britani të Madhe për një vepër të ngjashme, por u kthye pak pas kësaj për të marrë pjesë në grupin e trafikut.

Një ndërlidhës, Arsid Mataj, 24 vjeç, furnizoi me kokainë dhe një prej “klientëve” ishte një agjent policie që çoi më pas në arrestimin e tij.

Gjeni më poshtë emrat dhe fytyrat e të dënuarve.

Të bardhë përmes call centerit në Britani, kush janë shqiptarët që bënin mbi 60 mijë £ në javë?

Burimi: KentOnline |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania