JOQ Albania
Home

“Llogaraja bllokohet pa asnjë njoftim/ Mund ta gdhimë këtu jashtë, ka dhe fëmijë”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/06/2019 23:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rruga përgjatë Llogarasë është bllokuar pa asnjë njoftim.

Të paktën kështu raportojnë pranë redaksisë së JOQ Albania disa qytetarë që janë bllokuar në rrugë.

Thuhet se njerëzit e bllokuar mund ta gdhinë natën jashtë ndërsa raportohet gjithashtu se nëpër makina ka dhe fëmijë.

Të zënë në mes të rrugës raportohet që të jenë edhe disa turistë.

Sipas qytetarëve, policët u kanë thënë se rruga është bllokuar me urdhër të firmës Salillari në të kundërt do t’i paguajë shteti dëmshprëblim kompanisë.

 Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Bllokohet Llogaraja pa asnjë njoftim gjithë natën do e gdhin jashtë ku ka edhe makina me fëmijë ti thuash ksaj. Ka dhe turistë. Thënë nga polici ‘na ka dhen urdhër firma Salillari që mos të kaloj asnjë makinë në të kundërt do i paguajë shteti dëmshpërblim kompanise’. Ca lesh shteti është ky ku një palaco kompani detyron një shtet edhe qytetarët e ti shteti të rrin rrugeve si qen.”

Pritet që rruga në fjalë të hapet në orën 07:00 të mëngjesit.