JOQ Albania
Home

Qendra tregtare përmbytet nga shirat, banda nis të luajë këngën e filmit të njohur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/06/2019 21:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shiu në Meksikë ka qenë aq i ‘pamëshirshëm’ saqë uji ka filluar të derdhet përmes tavanit në këtë qendër tregtare.

Njerëzit ikën për t’u mbrojtur në katet më të larta ndërsa uji i shiut futej brenda dhe përmbyste dyqanet në katin e poshtëm.

Pamja i ngjante aq shumë skenave të Titanikut saqë banda që ndodhej aty nisi të luante këngën e Celine Dion në ‘nder’ të kaosit.

Muzikantët e patrembur ishin punësuar për të luajtur dhe ata nuk e lanë ujin që të ndërpriste punën e tyre.

Një djalë në klarinetë filloi interpretimin e këngës së njohur “My Heart Will Go On” dhe u mbështet shpejt nga shoku i tij në piano.

Nuk kishte asnjë shenjë nga Kate dhe Leo por performanca e tyre mjaftoi për t’i mbajtur blerësit të argëtuar ndërsa shihnin nga ballkonet skenën e grupit.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania