JOQ Albania
Home

U bë xheloz se ajo do dilte me një mik të vjetër, 21-vjeçarja e sulmon të dashurin në pjesët intime sa e bën për spital
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/06/2019 21:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë në Florida është arrestuar pasi e ka sulmuar aq keq partnerin e saj në pjesët intime sa e ka bërë për spital.

Siç raportojnë mediat vendase, 21-vjeçarja Katie Lee Pitchford ia kishte “shtrydhur” aq shumë testikujt të dashurit të saj, sa kishin filluar t’i dilnin gjak.

Pitchford është arrestuar më 4 qershor pasi policia ju përgjigj disa raportimeve për dhunë shtëpiake në Indian Harbour Beach, rreth 70 milje nga Orlando.

Një burrë e mori në telefon policinë rreth orës 3.47 të mëngjesit duke u thënë se e dashura e tij, me të cilën dilte prej tre vitesh, e kishte sulmuar gjatë një zënke.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, viktima u gjet me gjak të nxira në fytyrë.

Policia njoftoi më tej se çifti nisi të debatonin pasi vajza po bënte plante të dilte me një mik të vjetër dhe kur ai pa mesazhet u bë xheloz.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania