JOQ Albania
Home

Autobuzët e Veliajt si avullore, qytetarët hipin e zbresin mes tymit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 20:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Transporti publik në Tiranë është në gjendje skandaloze.

Pothuajse përditë njerëzit ankohen për mungesën e kushteve minimale gjatë udhëtimit.

Kreu i bashkisë, Erion Veliaj pranoi kërkesën e operatorëve privatë, për rritjen e çmimit me 10 lekë dhe tha se kushtet do të ndryshojnë.

Në të vërtetë situata nuk ndryshoi aspak, pasi qytetarët shtypen çdo ditë nëpër autobuza, si dhe asfiksohen nga mungesa e ajrit të kondicionuar.

Ndërkohë gazetari Dritan Laçi ka postuar në rrjetet sociale një video ku autobuzi ka lëshuar tym në momentin që ka ndaluar.

Kjo ka bërë që qytetarët të hipin e të zbresin përmes tymit. Gazetari ka ironiazuar, duke e quajtur autobuzin si avullorja e fundit për zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë

Autobusi i fundit ose Avullorja e fundit per zgjedhjet lokale.
Dhe thone pastaj pse jane dele dhe shkojne pas shefit, po ja mo shih kete videon.
Autobusi tu marr flake prape hipin. Popull ne tym o vella.
(Ajo qe me ben pershtypje nuk jane ata qe jane brenda se ata kane vdekur ne konceptin tim me gjithe ate tym qe kane thithur, por me bejne pershtypje keta qe e shikojne qe aty mund te shkosh per lesh dhe prape hipin. Piu te plako ca populli! ) Tirana e Re Dje!.