JOQ Albania
Home

Videoja që do ju këpusë shpirtin, vogëlushi këndon këngën prekëse mbi gurin e varrit të të atit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/06/2019 19:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka ndarë në rrjet një video ku djali i saj i vogël këndon sipër gurit të varrit të të atit.

33-vjeçari, Darren Langton, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur për shkaqe që ende nuk dihen në shtëpinë e tij në Dorchester, Dorset.

Langton ndërroi jetë vetëm tre ditë pasi djali i tij Harvey mbushi një vjeç.

Nëna e vogëlushit është munduar ta mbajë kujtimin e bashkëshortit të gjallë duke e vizituar çdo të dielë vendin ku ai prehet.

Bashkë me të vjen edhe i vogli Harvey.

Duke mos e kuptuar se çfarë është varri, dyvjeçari, preferon t’i “tregojë” babait të tij lodrat e tij të preferuara.

Pamjet prekëse tregojnë djalin e vogël që shtrihet në gurin e gdhendur duke luajtur me makinat e tij lodra dhe duke kënduar ‘bye bye Daddy’ në mënyrë të përsëritur.

Nëna e tij, Jessica e shpërndau videon për të ilustruar lidhjen e veçantë të Harvey-t me babain e tij, pavarësisht se ata ndenjën vetëm një vit bashkë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania