JOQ Albania
Home

Shtyrja e zgjedhjeve, dekreti i Metës botohet në Fletoren Zyrtare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 18:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë vendosi që të shtyjë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërkohë ky vendim sot është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.

Ditën e djeshme Meta sqaroi edhe arsyet se përse anuloi zgjedhjet.

Ndërkohë ditën e sotme, në një konferencë shtypi me gazetarët, u përqëndrua në kërkesën e PS drejtuar kreut të Kuvendit, për zhvillimin e një debati për shkarkimin e Metës.

Në lidhje me këtë kërkesë, presidenti tha se Rama ka kohë që të reflektojë. Më tej ai shtoi se do të caktohet një datë tjetër për zgjedhjet, brenda afateve kushtetuese.

Ndër të tjera Meta u bëri thirrje palëve që të gjejnë zgjidhje për përfshirjen e të gjithë shqiptarëve në zgjedhje.

Gjithashtu Meta dha një mesazh të fortë, duke thënë se republika nuk është monopartitizëm.

Ndërkohë socialistët nga ana tjetër përfshi dhe Ramën përsëritën edhe njëherë që zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.