JOQ Albania
Home

Kërkesa për shkarkim/ Meta: Republika nuk është monopartitizëm, Rama ka kohë të reflektojë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 16:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i vendit Ilir Meta, mbajti një konferencë për shtyp, ku sqaroi vendimi e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij, Meta apeloi palët që të gjejnë gjuhën e dialogut.

Më tej ai tha se zgjedhje do të zhvillohen në një datë tjetër, brenda afateve kushtetuese.

Ndër të tjera presidenti shtoi se republika nuk është monopartitizëm dhe as kapje e institucioneve nga maxhoranca.

Në lidhje me kërkesën e PS për shkarkimin e tij, Meta tha se Rama ka kohë të reflektojë.

Meta tha:

Republika nuk është monopartitizëm, as kapje e institucionvee nga ana e maxhorancës e as delegjitimim i tyre nga ana e opozitës. Siguroj qytetarët se zgjedhjet do zhvillohen në një datë të mëvonshme e brenda një afati në respekt me frymën e kushtetutës. U bëj thirrje palëve ta lexojnë me seriozitet kushtetutën të shfrytzojnë këtë hapësirë, për gjetjen e një zgjidhjeje për përfshirjen e të gjithë shqiptarëve në zgjedhje. Jam gati të ndërmarr vendime të rëndësishme në interes të vendit e frymës kushtetuese. Ftoj palët të kuptojnë domosdoshmërinë e dialogut e gjetjen e zgjidhjeve.

Kujtojmë këtu se pak momente më parë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, firmosi kërkesën e PS-së, për mocionin me debat për shkarkimin e Metës.