JOQ Albania
Home

Shkarkimi i Metës, Ruçi firmos urdhrin e kërkuar nga PS-ja
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë, vendosi që të shtyjë datën e zgjedhjeve.

Ky vendim i Metës shkaktoi debat të madh, nëse presidenti i kishte kaluar apo jo kompetencat.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet nga data 30 qershor.

Ditën e sotme Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i hapi rrugën zhvillimit të një mocioni me debat, për shkarkimin e Metës.

Mocioni me debat është kërkuar nga Taulant Balla, dhe do të jetë si pikë e 3 e rendit të ditës.

Diskutimet do të përqëndrohen tek dekreti i Metës, për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Në urdhrin e firmosur nga PS thuhet:

Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.