JOQ Albania
Home

Shtyhet sërish seanca për Habilajt, zbulohet shkaku
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme pritej të mbahej seanca e radhës për gjyqn ndaj Habilajve në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Seanca ka dështuar sërsh, pasi letërporositë nga Italia nuk kanë mbërritur ende.

Letërporositë vërtetojnë se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësor edhe në vendin tonë.

Ndërkohë Gjykata e Catanias në Itali do të japë vendimin për grupn e Habilajve më 13 qershor.

Dosja e Habilajve shkaktoi një furtunë të vërtetë në Shqipëri, pasi pjesë e saj është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit kishte njohje familjare me disa prej anëtarëve të grupit.

Ndaj Habiljave rëndojnë akuzat, "trafik ndërkombëtar narkotikësh", "grup i strukturuar kriminal" dhe kultivim narkotikësh.

Në Shqipëri aktualisht ndodhet vetëm Armando Koçerri, ndërsa pjesa tjetër është në Itali.