JOQ Albania
Home

Një i moshuar nxirret nga deti në gjendje të rëndë/ Qytetari: Makina policisë rrinte aty nuk e mori ta çonte në spital
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/06/2019 12:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania se një burrë  i moshuar është nxjerrë nga deti nga dy çuna të rinj dhe se ishte në gjendje të rëndë.

Ai thotë se është lajmëruar dhe policia dhe ambulanca, por asnjëra nuk ka ardhur në kohë. Por ai tregon se edhe pasi erdhën policët, ata rrinin në vend dhe nuk bënin asgjë.

Më tej ai thotë se u munduan pushtuesit ta shpëtonin, por thuhet se nuk ia arritën. Ndërsa makina e policisë rrinte aty kot dhe nuk e mori ta çonte në spital.

Në përfundim të mesazhit të tij ai shkruan se pushuesit thonë se thuhet se ka ndërruar jetë, por nuk dihet e sigurtë.

Mesazhi i plotë:

Prsh si jeni.. jemi ne durres e ka gjys ore qe eshte lajmeru ambulanca e spo vjen.. Nje te moshuar e nxorren nga deti dy cuna te rinj.. lajmeruan policine dhe ambulancen po asnjera spo vinte.. erdh pst policia dhe ata spo benin asnje levizje po vetem rrinin … u munduan pushuesit ta shpetonin po nk ja arriten .. makina policise rrinte aty e as nk e mori ta conte ne spital. Policet rrinin aty e asnje se ndihmonte .Pushuesit thone qe nderroi jete po nk e di te sigurt.’’