JOQ Albania
Home

Operimi i kushton 5.000 €/ Miku i babait të katër fëmijëve bën apelin therës: Ju lutem të gjithë shqiptarëve
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/06/2019 11:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një apel për ndihmë ka ardhur në redaksinë e JOQ Albania. Një qytetar ka shkruar dhe ka kërkuar që të gjitha ata që kanë mundësi t’i vijnë në ndihmë Shefik Krasniqit nga Prizreni pasi është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Në mesazhin e tij ai shkruan se Krasniqi është baba i katër fëmijëve dhe se doktorët dyshojnë se ai ka një tumor në stomak.

Gjithashtu miku i tij shkruan se doktorët i kanë thënë se operimi i tij kushton 5.000 euro dhe se duhet ta bëjë brenda dy javësh.

Po ashtu ai shkruan se ai herë punonte dhe herë nuk punonte ndaj edhe nuk ka të ardhura për ta përballuar operacionin e tij.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje te gjithëve. Ky esht shefki krasniqi nga prizereni, shume i keputur ekonomikisht, baba i 4 femijeve, dhe ndodhet ne nje gjendje te rende shendetesore, Pasi doktorret dyshojne per tumorr ne stomak, e i kane thene per nje operim i cili kushton 5.000 € brenda 2 javeve Ju lutem juve dhe gjith shqipetareve, ta ndihmojme sado pak kete njeri, i cili nuk ka asnje te ardhur, por dhe vete qe her punonte her pa pune, ju ndal dhe ajo pak shpresee  Kontaktoni ne nr e tel familjen dhe per solidarizim ky eshte nr i bankes.. Ju faleminderit te gjithve.’’