JOQ Albania
Home

Partizani nis punën për Champions League, gati akordin me sulmuesin e kombëtares
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/06/2019 11:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi u shpall kampion i Shqipërisë, tashmë Partizani është duke menduar për paraqitjen në Champions League.

Drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna dhe pritet të afrojnë në ekip lojtarë me emër dhe të afirmuar në arenën europiane.

Njëri prej tyre mendohet se do të jetë sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, shkruan "Panorama Sport".

Shkodrani është lojtar i lirë dhe pritet që të nisë një aventurë të re me Partizanin.

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Bekim Balaj është një hap larg zyrtarizimit te të kuqtë e kryeqytetit.

Bisedimet mes palëve kanë përparuar dhe pas ndeshjes që Kombëtarja luan ndaj Moldavisë, parashikohet që sulmuesi shkodran të ulet në bisedime me drejtuesit e klubit për të mbyllur marrëveshjen dhe për të qenë gati për të nisur përgatitjet.

Pjesëmarrja në Champions mund të jetë joshëse për 28-vjeçarin, i cili pritet të vijë si lojtar i lirë te Partizani, pasi është larguar nga çeçenët e Akmat Groznit.

Balaj te Partizani mund të jetë goditja e merkatos së verës në Shqipëri, por edhe si një shans për “bomberin” për të treguar veten fillimisht në arenën europiane me fanellën e kuqe dhe më pas në Kategorinë Superiore.