JOQ Albania
Home

Rihanna ju njeh me “P”-në e re në kalendarin e saj
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/06/2019 10:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për herë të parë Rihanna ka folur në lidhje me marrëdhënien e saj me milionerin Hassan Jameel. Ajo është shprehur se kjo marrëdhënie ka rëndësi të veçantë për të.

Këngëtarja teksa ka dhënë një intervistë për “Interview” tregon se është e dashuruar dhe se këtë gjë e ka kuptuar sëfundmi në udhëtimin në Capri, me personin me të cilin po shoqërohet.

Ylli i muzikës ka flur për planet për martesë, por nuk e ka specifikuar nëse sëshpejti do të kurorëzojë dashurinë me biznesmenin.

Ajo deklaron se kur ne bëjmë plane, Zoti qesh.

Megjithatë, Riri nuk është kufizuar të tregojë se po i kushton shumë vëmendje shëndetit të saj mendor dhe se do të ushqejë këtë marrëdhënie, sikurse po ushqen karrierën e saj.

Vajza nga Barbados na njeh edhe me një “P” të re që ka futur në kalendar, e cila nënkupton një ditë personale.

Ndër të tjera, Rihanna ka thënë:

Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të krijoja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Nëse nuk je i lumtur nuk do të jesh i lumtur edhe nëse bën gjëra që ty të pëlqen t’i bësh.
Do të dukej si një detyrim dhe unë nuk dua që puna të duket si detyrim. Karriera ime është qëllimi im dhe nuk duhet të duket si asgjë tjetër përveçse si një vend i lumtur. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua.
Ashtu siç ushqej biznesin tim, duhej ta ushqej edhe këtë gjë. Do t’i lë të gjitha gjërat për dy ditë ose tre ditë. Tani në kalendarin tim ka një ‘P’ që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re”.

Burimi: Interview|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania