JOQ Albania
Home

Neritan Ceka shpërthen në mallkime: Ju vraftë Zoti nëse shkoni të votoni, u qërrofshit!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/06/2019 10:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neritan Ceka, ish-kreu i Aleancës Demokratike dhe një prej figurave kryesore të politikës post-komuniste ka shpërthyer ditën e djeshme në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit.

I pyetur në lidhje me datën 30 qershor tashmë të çdekretuar nga Presidenti Ilir Meta, Ceka ka folur me tone të ashpra dhe nuk i ka kursyer mallkimet për ata që shkojnë të votojnë.

Deklaratat e tij të ngjashme me ato të kandidatit Bashkiak të Këlcyrës dikur , Hazbi Kasaj, i cili shprehej “Ju rëntë kanceri në grykë nëse nuk më votoni”, dikur këshilltar i ish-kryeministrit Berisha, Ceka ka lëshuar gojën dhe ka ngjallur reagime të shumta.

Ai ka shpërthyer në mallkime tejet i indinjuar.

Caka tha:

Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime dhe jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë ia kam dhënë me ca shokë të mi këtë votë dhe duan ta shpërdorin me 30 qershor. I zëntë bukën e kalajmajve, s’di ç’a t’ju them tjetër. Në dhjetor kam pas dhe unë hall, kam pas dhe unë kalamaj. Atij që shkel votën iu qërrofshin sytë.”

Në lidhje me këtë deklaratë ndaj shqiptarëve, ka ardhur edhe një reagim i një shqiptarit të quajtur Kujtim Cekani nga Gjermania për JOQ Albania:

Neritan Ceka po te pergjigjem nga 2000 km larg. Ty te vrafte Zoti cfar ju ke bere shqiptareve dhe kombit ne 91… Ty te vrafte Zoti dhe te zente mallkimi i shqiptareve qe i dole turmes perpara dhe nuk e le te pastrohej Shqiperia… ato qe ti thua ketu ne kete video per shqiptaret te rafshin ne koken tende…"