JOQ Albania
Home

Fitore historike, Kosova përmbys Bullgarinë në sekondën e fundit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 22:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova ka marrë sonte një fitore të jashtëzakonshme në transfertën e Sofies përballë Bullgarinë duke fituar 2-3, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.

Goli Rashanit në sekondat e fundit të ndeshjes i dha fitoren e madhe kosovareve që marrin kështu triumfin e parë në grup dhe ngjiten në kuotën e 5 pikëve.

Sa i përket ndeshjes, Rashica zhbllokoi i pari shifrat, me një goditje të bukur me të djathtën nga brenda zone.

Me kalimin e minutave Bullgaria u hodh në sulm dhenë minutën e 43-të, Popov me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, e çoi topin në fundin e rrjetës.

Në barazim 1-1 u mbyll pjesa e parë, por me fillimin e të dytës, Dimitrov, 10 minuta në fushë, shënoi golin e dytë për Bullgarinë.

Gjithsesi, barazimi erdhi shumë shpejt, dhe në minutën e 64-t, ishte Muriqi me kokë që shënoi golin e dytë për ekipin e Shaland.

Goli i fitores erdhi vetëm në sekondat e fundit, ku Rashani shënoi me kokë në minutën e 93-të, pas një krosimi mjaft të bukur të Rashicës.

Kështu, Kosova merr fitoren e parë në grup, pas dy barazimeve, dhe tani e sheh veten me 5 pikë, në vendin e tretë, një më pak se Republika Çeke.