JOQ Albania
Home

Reja: Jemi në rrugën e duhur, me Moldavinë do bëj disa ndryshime
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas humbjes me islandën, kombëtarja shqiptare do luajë nesër në "Elbasan Arena" ndeshjen e radhëskualifikuese, kësaj here ndaj Moldavisë.

Trajneri Edi Reja, ka folur në konferencë shtypi për ndeshjen e nesërme ku ka treguar çfarë nuk shkoi në Islandë dhe çfarë duhet ndryshuar në ndeshjen e radhës për të marrë maksimumin

Ndeshja me Islandën:

Kemi qenë me 4-5 lojtarë në zonën kundërshtare në ndeshjen e fundit dhe kjo është pozitive. Kemi qenë në lartësinë e duhur në anën fizike, mesfushorët lëvizën mirë pa top, por duhet sulmuar hapësirat në zonë kundërshtare, ku na mungoi finalizimi. Gjithsesi, jemi në rritje dhe jemi një skuadër që po përmirësohet. Duhet të vazhdojmë kështu."

Gjendja aktuale:

Jam shumë i kënaqur nga lojtarët që kam në dispozicion, shoh që ka entuziazëm, janë të gjithë të gatshëm dhe të vëmendshëm. Ata janë të ndërgjegjshëm se kur mund të luajnë, mund të bëjnë më të mirën. Lëvizjet në dy fazat e lojës kanë qenë në rregull, thjesht duhet të jemi finalizues në sulm. Kjo skuadër sigurisht që mund të bëjë më shumë se sa bëri në Islandë."

Ndeshja me Moldavinë:

Duhet të gjejmë zgjidhjen për të sulmuar hapësirat. Patëm vështirë për konkretizimin e sulmeve tona. Tani duhet të finalizojmë këtë lojë, që mendoj se shkoi mirë në Islandë. Nesër në mëngjes do të flas edhe me lojtarët, në mënyrë që të luajmë me formacionin më të mirë. Ata që ndihen të lodhur, edhe mund të pushojnë, sepse kemi një grup të kompletuar dhe mund të bëjmë disa ndryshime. Por kemi pak kohë që jemi kthyer, kemi ende kohë për të vendosur për formacionin. Nuk mund ta bëj të ditur formacionin për shtypin, jo se nuk e kam në konsideratë shtypin, por së pari duhet ta bëj këtë me futbollistët, duhet të komunikoj me ta. Sadiku është gati, Uzuni po ashtu. Duhet të shohim, por e përsëris se 3-4 ndryshime do të bëhen. Sadiku është një lojtar që ka konfidencë me golin dhe mund të luajë. Duhet përqendrim dhe motivim i madh. Dua që skuadra të ketë të njëjtën sjellje në fushë. Moldavia? Duhet t’i respektojmë të gjithë dhe të mos kemi frikë askënd, këtë u them futbollistëve gjithmonë. Islanda pati një rast dhe shënoi, kurse ne luajtëm më shumë dhe nuk finalizuar. Këto janë probleme të skuadrave në rritje. Skuadra është kompakte, kjo ka shumë rëndësi. Jemi në rrugën e duhur. Tani duhet të përmirësohemi."

Objektivi: 

Objektivi ynë është të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, Ne nuk shohim çfarë bëjnë Turqia dhe Franca, shohim vetëm shtëpinë tonë. Ne duhet të përballemi me kundërshtarin me vendosmëri dhe të qartë për atë që duhet të bëjmë. Janë episodet pastaj që vendosin në një ndeshje. Ne kemi nevojë të bëjmë një paraqitje të mirë dhe ta fitojmë ndeshjen, sepse kështu aspekti moral do të ishte i jashtëzakonshëm. Lojtarët kanë nevojë të ndihen të shpërblyer për atë që kanë bërë deri tani. Do ta kërkojmë këtë me të gjitha forcat tona. Për një trajner kombëtareje është e vështirë, sepse futbollistët nuk luajnë në një kampionat. Ata aktivizohen në kampionate të ndryshme dhe janë botë krejtësisht të ndryshme në futboll, kështu që trajneri ka vështirësinë për ta përshtatur grupin.

Kapiteni:

Kapiten është Hysaj, kjo është zgjedhja ime”