JOQ Albania
Home

Rrogë marramendëse, 26 mln paund në sezon për futbollistin portugez
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 15:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Supertalenti portugez, Joao Felix është momentalisht një nga futbollistët më të kërkuar në Europë.

Sulmuesi i Benfikës, këtë sezon ka fituar vëmendjen e të gjithëve pasi shkëlqeu në kampionatin portugez, por edhe në Europa League.

Manchester City, Juventusi dhe Manchester United janë 3 ekipet e mëdha që duan shërbimet e 19-vjeçarit.

Më i favorizuar duket City, pasi drejtuesit e këtij ekipi i kanë ofruar një rrogë faraonike, bëhet fjalë për një shifër prej 26 milionë paund në sezon.

Në këtë mënyrë do të jetë e vështirë për klubet e tjera të konkurrojnë me Cityn ndërsa tashmë mbetet për t’u bindur klubi i Benfikës.

Portugezët kanë vendosur një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh, megjithatë nëse Felix kërkon të transferohet në Angli, atëherë Benfika mund të ulë disi pretendimet në negociatat me Cityn.