JOQ Albania
Home

18-vjeçari nga Tirana shpallet njeriu më i fortë në Shqipëri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 12:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rei Lleshi, një 18-vjeçar nga Tirana është shpallur njeriu më i fortë në Shqipëri.

Ai u shpall fitues në kampionatin e forcës në Kategorinë e të rinjve.

Në një intervistë për "Top Channel" Lleshi deklaroi se pesha maksimale që ai ka ngritur është 250-260 kg.

Ai tregon: 

Pesha maksimale që kam ngritur ndonjëherë është 250-260, në kampionat kapa 600 kg në total në tre ushtrime shtag shtri, skuot dhe një tjetër ushtrim. Dita ime nis me 6 vezë në mëngjes të bardha sepse kanë më shumë proteinë, energji. Vaktet  e tjera çdo dy orë ku mishi, fileto e pulës përfshihet në të 5 vaktet. Kostoja  ditore shkon tek 30-40 mijë lek të vjetra."

Ëndrra e të riut nga Tirana është të jetë pjesë e sportit Strongs Men, ose siç njihen ndryshe si sporti i meshkujve më të fuqishëm të botës.

Rei shprehet:

Mund të futem për Strong Men  tek njerëzit me të fuqishëm, tërheqje kamionësh, goma, gurë shumë të rëndë. Peshat kanë rrezikun e vet, por duhet sa më shumë kujdes dhe teknikë. Unë 24 orë të ditës ia përkushtoj këtij sporti”.