JOQ Albania
Home

Ronaldon e tradhëton fytyra, ja reagimi i çuditshëm kur Bernardo Silva u shpall lojtari më i mirë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 11:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Portugalia u shpall mbrëmjen e djeshme fituese e Ligës së Kombeve pasi mundi në finale Holandën me rezultatin 1-0.

Pas ndeshjes, u dha trofeu i madh për luzitanët dhe u ndanë çmimet e kompeticionit.

“Ylli” i Manchester Cityt, Bernardo Silva, u zgjodh si lojtari më i mirë i Ligës së Kombeve.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Kristiano Ronaldos, i cili ka befasuar me reagimin e tij.

Në momentin që ka marrë vesh që nuk ishte ai lojtari më i mirë i turneut, por shoku i tij i skuadrës, sulmuesi i Juventusit u vrenjt dhe e tradhëtoi fytyra.

Teksa shokët e tjerë të skuadrës, po e uronin Bernardo Silvën për çmimin, Ronaldo qëndroi i palëvizur dhe me një shikim të ngrysur.

Kjo video nxjerr zbuluar trishtimin e tij…