JOQ Albania
Home

Merr fund dilema, Juventusi gjen trajnerin e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 10:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka më dyshime, Mauricio Sarri do jetë trajneri i Juventusit.

Tekniku italian, duket se ka mbyllur gjithçka për sa i përket aventurës së tij te Chelsea dhe tashmë do ulet në stolin e bardhezinjve.

Lajmin e konfirmon eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedula, i cili raporton se trajneri italian ka gjetur dhe marrëveshjen me drejtuesit e Juves.

E vetmja gjë që mungon është thjesht zyrtarizimi.

Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar për emërimin e Sarrit si trajner i ardhshëm i Juventusit.

Me çështjen e trajnerit të zgjidhur, tashmë “Zonja e vjetër“, mund të nisë të mendojë për merkaton ku dhe aty priten disa goditje të bujshme.