JOQ Albania
Home

Krijesa e çuditshme i kalon pranë makinës, gruaja poston videon: Çfarë dreqin është kjo?
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/06/2019 10:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në rrjet po qarkullon një video e frikshme që i ka lënë pa fjalë përdoruesit nga e gjithë bota.

Bëhet fjalë për disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë në një shtëpi. Videoja u postua në Facebook nga Vivian Gomez, e cila jeton në SHBA.

Ajo tregoi se në pamjet e filmuara nga kamerat duket një krijesë e çuditshme të kalojë pranë makinës së saj dhe më pas zhduket.

Figura misterioze e filmuar është krahasuar me një personazh nga filmat Harry Potter, Dobby.

Bashkë me videon, Vivian shkruante:

U zgjova në mëngjes të dielën dhe pashë këtë në kamera, po mundohem ta kuptoj…çfarë dreqin?? Në fillim pashë një hije që po ecte nga dera kryesore, pastaj pashë këtë gjënë…e ka parë ndonjë prej jush këtë në kamera??”

Menjëherë pas publikimit, postimi ka marrë mbi 34,000 reagime dhe më shumë se 118 shpërndarje.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania