JOQ Albania
Home

Van Dijk mbrojtësi më i mirë në botë? Ja momenti kur fëlliqet nga lojtari portugez
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 9:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Portugalia fitoi mbrëmjen e djeshme 1-0 finalen e Ligës së Kombeve përballë Holandës, ndeshje e dominuar toalisht nga ekipi luzitan.

Një ndër momentet interesante të ndeshjes ishte edhe driblimi që Bernardo Silva i bëri mbrojtësit të holandës, Virgil Van Dijk.

Për 27-vjeçarin që aktivizohet te Liverpooli pretendohet se është më i miri i momentit për rolin e tij.

Gjithsesi, në dyluftimin me Bernardo Silvën, mbrojtësi gjigant ka dalë huq.

Ky moment po komentohet shumë  edhe në rrjetet sociale, ku të gjithë flasin për një turpërim që iu bë holandezit.