JOQ Albania
Home

Mund në finale Holandën, Portugalia shpallet kampione e Ligës së Kombeve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/06/2019 22:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Portugalia ia del sërish. Pasi fituan Europianin në vitin 2016, sot ata janë shpallur kampion i Ligës së Kombeve, pas triumfit -1-0 ndaj Holandës në finale.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Santos do mbetet në histori për shkak se është e para skuadër që triumfon në formatin më të ri të UEFA-s.

Ekipi i luzitan dominoi takimin në tërësi, madje arriti të shënonte edhe një gol i cili rezultoi deçiziv në këtë takim.

Ishte Gonçalo Guedes në minutën e 60’ që realizoi një gol mjaft të bukur, pas pasimit të bukur nga Bernardo Silva.

Pas pësimit të golit, ‘Tulipanët’ u munduan me çdo kusht të gjenin golin e barazimit por ishte e pamundur. Vlen të theksohet se edhe Ronaldo bëri një paraqitje mjaft të mirë në këtë ndeshje.