JOQ Albania
Home

Ronaldo njeri i madh, ndal autobusin dhe plotëson dëshirën e vogëlushit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/06/2019 11:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që Kristiano Ronaldo është idhulli i shumë tifozëve në mbarë botën. Pavarësisht se e akuzojnë shpesh si arrogant, portugezi sa herë i jepet mundësia takon fansat e tij dhe bën foto me ta.

Së fundmi, fatlumi ka qenë një djalosh i vogël, i cili mbi të gjitha kishte edhe një problem shëndetsor.

Teksa, kombëtarja portugeze po lëvizte me autobus, Ronaldo ka vënë re se një fëmijë ishte jashtë me një pankartë në duar ku i kërkonte një përqafim.

Nuk u mendua dy herë dhe Ronaldo ndaloi menjëherë autobusin.

Portugezi takoi fëmijën e vogël, teksa e ftoi brenda në autobus ku edhe i plotësoi dëshirën. Një gjest për t’u respektuar dhe vlerësuar nga ylli 34-vjeçar.