JOQ Albania
Home

Fëmija autik “tërbon” parkun, veprimi i punonjëses duartrokitet nga të gjithë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/06/2019 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë ka shpërndarë në rrjet veprimin e një punonjëseje në një park, kundrejt fëmijës së saj, i cili vuan nga autizmi.

Lenore Koppelman dhe familja e saj shkuan në një konferencë në Florida, ku vendosën të bënin një vizitë në resortin Universal Orlando.

9-vjeçari Ralph ishte shumë i emocionuar të luante me Njeriun Merimangë më Ishullin e Aventurës. Në momentin që ata mbërritën në park, vunë re se loja e tij e preferuar ishte mbyllur. Pikërisht, në këtë moment ndodhi edhe gjesti që i preku zemrën të ëmës.

Gruaja tregon në një postim në Facebook:

Ralph u shtri në tokë tokë teksa shumë njerëz nisën ta shikonin. Ai nisi të qante, të ulërinte dhe mezi po merrte frymë.
Një grua, e cila quhej Jane, erdhi me nxitim drejt nesh dhe teksa unë mundohesha ta ngrija Ralph nga toka e mos të shqetësoja njerëzit që ishin rreth e rrotull, ajo më ndaloi. Më pas u shtri në tokë me të.
Ajo rrinte në krah të tij, teksa Ralph qante. Ajo i fliste me qetësi dhe teksa ai ulërinte, vazhdonte ta inkurajonte që të nxirrte jashtë gjithë mërzinë që kishte brenda, në mënyrën e tij.
Të gjithë njerëzve që ndalonin për të parë se çfarë po ndodhte, u thoshte të vazhdonin të ecnin dhe të mos i kushtonin vëmendje.
Më tej, teksa fliste me fëmijën, i thoshte se ishte normale të ndihej i mërzitur, pasi edhe ajo do të ndihej në të njëjtën mënyrë.
Dalë-ngadalë ai u qetësua, frymëmarrja iu normalizua dhe nisi të ndihej shumë më mirë.”