JOQ Albania
Home

Pse Mbretëresha ka dy ditëlindje?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/06/2019 10:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më 21 prill, Mbretëresha Elizabeth II mbushi 93 vjeçe. Mirëpo, ditën e djeshme, më 8 qershor, ajo festoi ditëlindjen për herë të dytë dhe në mënyrë shumë ceremoniale.

Por e keni pyetur veten ndonjëherë se pse Mbretëresha ka dy ditëlindje?

Është një traditë e vjetër, e cila daton nga mbretërimi i Mbretit George II dhe varet nga moti i paqëndrueshëm në shtetin britanik.

Mbreti George II lindi në nëntor të vitit 1683, muaj, moti i së cilit cili nuk ishte aspak as i mirë e as i përshtatshëm për të festuar e për të mbajtur paradë në nder të tij.

Ndaj atij iu dha një ditëlindje e dytë në verë, ku me pak fat, moti do të ishte i mirë dhe i qëndrueshëm.

Prej asaj kohe, të gjithë sundimtarët britanikë kanë marrë një ditëlindje të dytë në verë dhe kjo është arsyeja pse mbretëresha feston ditëlindjen dy herë në vit.

Një festë e madhe bëhet në nder të saj, e madje, ushtria parakalon teksa Mbretëresha dhe shumë familje të klasit të lartë, përshendesin e shikojnë paradën nga ballkoni i Buckingham Palace.

Burimi: HarpersBazzar |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania