JOQ Albania
Home

Shpërndarësi i “miellit të bardhë” hutohet, lë çantën me 25 doza dhe të dhënat e tij në tram
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/06/2019 17:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shpërndarës droge është treguar aq i pavëmendshëm, saqë ka lënë një çantë të mbushur me drogëra të llojeve të ndryshme, me emrin dhe adresën e tij, brenda një tramvaji.

Në një postim në Facebook policët tallen me këtë shpërndarës të pakujdesshëm si dhe tregojnë mënyrën se si e gjetën çantën në Metrolink, Bury, Greater, Manchester.

Në facebook, në faqen e policisë u publikua çanta e gjetur me drogë si dhe një apel ironik, për t’i kthyer pronarit, pronën e tij.

Brenda çantës kishte qese të vogla farmacie të mbushura me pluhur të bardhë si dhe të dhënat e sakta të pronarit të çantës.

Në postimin e bërë në faqen Trafford North GMP, thuhet:

Policia bën apel që të kthejmë pronën tek pronari. Një njeri “i varfër” ka harruar çantën teksa udhëtonte në një prej tramvajve të Bury line”.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania