JOQ Albania
Home

Studimi: Qentë reflektojnë gjendjen emocionale të pronarëve të tyre
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/06/2019 23:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studim i realizuar së fundmi ka konfirmuar atë që shumica e pronarëve të kafshëve mund ta kenë kuptuar vetë; qentë reflektojnë gjendjen emocionale të njerëzve me të cilët jetojnë.

Në këtë rast, konkretisht, stresin.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kafshët shtëpiake nuk janë të pavetëdijshëm për ankthet e pronarëve të tyre, por e pasqyrojnë sasinë e stresit që ata ndiejnë.

Ky zbulim vjen nga një studim i kortizolit, një hormon stresi, i cili qarkullon në gjak dhe lë shenjën e tij në fijet e flokëve.

Me kalimin e kohës, kur hormoni lidhet me flokët në rritje, çdo bosht bëhet një evidencë biologjike e stresit e përvojat individuale të një personi.

Pas disa eksperimenteve, kërkuesit në Suedi zbuluan se niveli i lartë i kortizolit në qimet e njerëzve përputhej me të njëjtin nivel të hormonit tek qentë.

Në të gjitha këto raste, qentë jetonin në ambiente të mbyllura me pronarët e tyre.

Lina Roth, etologia që drejtoi punën në Universitetin Linköping në Suedi u shpreh:

Nuk e kemi parë këtë midis njerëzve dhe qenve më parë. Kjo është hera e parë që kemi parë një sinkronizim afatgjatë në nivelet e stresit mes anëtarëve të dy llojeve të ndryshme.”

Burimi:The Guardian|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania