JOQ Albania
Home

Kosova e prish me dorën e saj, i ikën fitorja nga duart ndaj Malit të Zi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/06/2019 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova vazhdon të mos njohë humbje. Përfaqësuesja e "Dardanëve",  u ndal sot në një barazim 1-1 ndaj Malit të Zi, në sfidën e dytë në grupin A kualifikues për në EURO 2020.

Për fatin e keq, mund të themi se i iku fitorja nga duart, pasi Kosova dominoi pjesën e parë dhe përveç golit të Rashicës, mund të shënonte edhe gola të tjerë, por ka shpërdoruar pafund..

Edhe në pjesën e dytë, pati sërish raste për të shënuar, por nuk ia dolën. Këtu u fut në fuqi rregulli i futbollit: Nëse nuk shënon, do të pësosh.

Dhe në minutën e 69-të, Mugosa i Malit të Zi u harrua nga mbrojtja e Kosovës, dhe barazoi shifrat.

Minutat kaluan, dhe shifrat mbetën pa ndryshuar duke u vulosur takimi në 1-1. Kështu, pas dy ndeshjeve të luajtura, Kosova merr dy barazime, dhe e gjen veten në vendin e tretë në grup me 2 pikë.